• English
  • Shqip

Home

Search form

  • Rreth Nesh
  • Tregtia
  • Storage
  • Karburantet
  • Aktivitete
  • Shendeti, Siguria
  • Karriera
  • Ndertime
  • Lajme
  • Shërbime
  • Kontakt

Ndertime

You are here

Home » Ndertime
  • Kastrati Construction
  • Downtown One
  • Garden Residence Turdiu

GRUPI KASTRATI hyri për herë të parë në industrinë e pasurive të patundshme në vitin 2005. Në vitin 2016 u themelua Kastrati Construction, kompani e specializuar në ndërtim dhe menaxhim të projekteve private e publike, me qëllim menaxhimin e portofolit të ndërtimit të Grupit Kastrati. Projektet tona janë të ndryshme: ndërtime multifunksionale, komplekse banimi, ndërtime biznesi, ndërtime publike, etj. Fokusi ynë drejt cilësisë, bashkëpunimi i vazhdueshëm me studiot më të mira ndërkombëtare dhe rajonale dhe ekspertiza e stafit profesionist janë veçoritë kryesore që na dallojnë nga konkurrenca.

Downtown One është një ndërtim multifunksional 37 kate mbi tokë dhe 5 kate parkimi nëntokë, i pozicionuar në zemër të Tiranës. Ndërtesa ofron një kombinim ideal midis apartamenteve luksoze, zyrave bashkëkohore dhe ambjenteve komerciale si destinacion për markat më të njohura. Downtown One është i pari projekt në Shqipëri që sjell risi në funksionalitet, arkitekturë, parametra ndërtimi dhe qasjen ndaj mbrojtjes së mjedisit. Projektuar në bashkëpunim me studiot ndërkombëtare MVRDV dhe ARUP, Downtown One është ndërtimi i parë në Shqipëri i paracertifikuar në programin e ndërtesave në harmoni me natyrën LEED®.

Për më shumë informacion: www.dt1.al

  • Vendndodhja: Bulevardi “Bajram Curri”
  • Data e përfundimit: 2024
  • Sipërfaqe totale: 78’000sqm

Garden Residence Turdiu është një kompleks banimi me 9 ndërtesa kryesore me 7, 8, 11 dhe 12 kate mbi tokë dhe kate parkimi nëntokë. Kompleksi ofron hapësira rekreative për banorët, një pishinë të përbashkët, një kënd lojrash për fëmijët dhe shumë shërbime e lehtësira për jetesë të qetë në komunitet. Ky projekt zhvillohet në partneritet me AK Shpk dhe ofron 90’000m2 apartamente, 60’000m2 ambjente tregtare dhe 34’000m2 hapësirë parkimi.

  • Vendndodhja: “Ish-Fusha e Aviacionit”
  • Afati i Përfundimit: 2022
  • Sipërfaqe Totale: 140’000m2

 
Copyright © 2021, KASTRATI GROUP
  • Facebook
Designed and Developed by ederstudio