Prej pak ditësh Kastrati Group ka iniciuar foto konkursin për foton më të bukur të një pike Kastrati. Të gjithë ndjekësit e Kastratit në Facebook dhe Twitter tani kanë mundësinë të përfitojnë litra karburant falas vetëm duke shkrepur një foto nga aparati fotografik apo telefoni i tyre. Procedura për të marrë pjesë në të është mjaft e thjeshtë; mjafton të klikosh tek FOTO KONKURS, të besh like faqen e më pas duke klikuar "merr pjesë" dhe duke hedhur foton tuaj, ju jeni zyrtarish një nga konkurentët për cmimet e ofruara nga Kastrati. Tre do të jenë fituesit, që do të fitojmë përkatësisht 100, 50 dhe 30 litra.

Në këtë mënyrë Kastrati Group shpërblen klientët besnikë, që vizitojnë cdo ditë pikat e tij në gjithë vendin. Fituesit do të shpallen në 31 Mars dhe do të përcaktohen në bazë të numrit të pëlqimeve, komenteve dhe miqëve që ftojnë për të marrë pjesë në konkurs. Kastrati falenderon gjithë klientët e tij për interesin e treguar dhe pjesëmarrjen në fotokontest duke ftuar të gjithë të bëhen pjesë e tij në ditët në vazhdim.