Ne në Kastrati e vlerësojmë mjedisin dhe për këtë kemi vedosur të mbështesim nismën e  ekipit “Ta Pastrojmë Shqipërinë” në kuadër të celjes së sezonit turistik 2014, të cilët organizojnë aksionin “Ta Pastrojmë Bregdetin” më 23 Maj 2014. Për të arritur një sensibilizim dhe ndërgjegjësim më të gjerë, por gjithashtu për tu njohur më mirë me situatën aktuale të ndotjes në vendet bregdetare organizon “Green Tour”, një fushatë sensibilizuese dy javore në të gjitha këto qytete dhe komuna.

Me karburantin tonë i japim energjinë e duhur makinave të Green Line, për të arritur skaje të ndryshme të Shqipërisë, duke u nisur nga Tirana drejt Vlorës dhe për të vazhduar me perlat e bregdetit Jon Orikum, Dhërmi, Vuno, Himarë, Qeparo, Borsh, Sarandë e Ksamil.

Pasuria jonë kombëtare, Gjirokastra e mbrojtur nga Unesco, por jo nga mbetjet do të jetë një nga etapat e kësaj nisme. Për të vazhduar me Tepelenën, Shkodrën, Lezhën, plazhet e bukura të veriperëndim të vendit, Velipojë e Shëngjin.  

Për ta përmbyll këtë pjesë të parë të nismës së tyre me Durrësin, Kavajën, Divjakën, Fierin dhe Semanin.

Bashkohu dhe ti në këtë nismë dhe më 23 Maj! Pastro lagjen tënde, që të gjithë bashkë të pastrojmë Shqipërinë.

Bëje për Shqipërinë, për atë që do të duash ti lësh fëmijve të ty, për atë që cdo mëngjes do të doje ti thithje ajrin.