GRUPI KASTRATI hyri për herë të parë në industrinë e pasurive të patundshme në vitin 2005. Në vitin 2016 u themelua Kastrati Construction, kompani e specializuar në ndërtim dhe menaxhim të projekteve private e publike, me qëllim menaxhimin e portofolit të ndërtimit të Grupit Kastrati. Projektet tona janë të ndryshme: ndërtime multifunksionale, komplekse banimi, ndërtime biznesi, ndërtime publike, etj. Fokusi ynë drejt cilësisë, bashkëpunimi i vazhdueshëm me studiot më të mira ndërkombëtare dhe rajonale dhe ekspertiza e stafit profesionist janë veçoritë kryesore që na dallojnë nga konkurrenca.